Lajme Arkiva 2003

Një polic i grupit të gatshëm ka mbetur i plagosur gjatë natës në momentet që po ndërhynte për ndalimin e disa personave të përfshirë në një sherr. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në një lokalet “Fast food” që funksionon non stop, është njoftuar se disa persona po grindeshin duke prishur qetësinë në këtë zonë.

Menjëherë ka mbërritur aty Patrulla e Shqiponjave por nga personat është qëlluar me pistoletë duke plagosur policin Gëzim Uruçi. Edhe efektivët e policisë janë përgjigjur me armë, por ndërkohë personat kanë arritur të largohen dhe kanë shpëtuar nga arrestimi.

Polici është shtruar në Spitalin Ushtarak ku është në gjendje kritike për jetën. Megjithëse policia ka shoqëruar të pranishmit në vendngjarje, personi që qëlloi mbi efektivin e policisë nuk është identifikuar ende./tvklan.al