Eduart Zyberi ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Muratori shqiptar tentoi të vetëvritej, pasi i mori jetën bashkëshortes së tij Laureta, duke e goditur atë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e shkuar në Genova të Italisë, në apartamentin ku gruaja 43-vjeçare punonte.
53-vjeçari ndodhej i shtruar që qendrën e traumës, në spitalin San Martino. Sipas mjekëve, shqiptari tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, gjatë ditëve në vijim sapo gjendja e tij të jetë stabilizuar, do të merret në pyetje, ndërkohë që mbi të është vendosur masa e arrestit.
Megjithatë Zyberi e ka pranuar krimin nga shtrati i spitalit. Skenën e rëndë e zbuloi i zoti i shtëpisë, i cili ishte rikthyer si zakonisht nga puna.
Pas krimit të rëndë dyshohet se qëndrojnë motive pasioni, por gjithçka pritet të jetë më e qartë pasi hetuesit të marrin në pyetje shqiptarin.
Nga dëshmitë që oficerët e policisë i kanë marrë familjarëve dhe të njohurve të çiftit të martuar prej 25 vitesh, askush, madje as fëmijët, nuk kanë folur për zënka apo ndarje mes tyre./tvklan.al