Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 23 vite e 9 muaj burg në total për 3 të pandehurit që kanë bashkëpunuar për të kryer një atentat ndaj Inez Hajrullës në verën e 2023.

SPAK kërkoi 11 vite burg për atë që konsiderohet si organizatorit, Leonard Luzin, 10 vite për Muharrem Koroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg për Amarildo Nikollën.

Ky i fundit është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Ngjarja u parandalua pasi Nikolla që do kryente atentatin u arrestua me armë dhe më pas vendosi të bashkëpunojë duke treguar dhe bashkëpunëtorët.

Tv Klan