Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg”, Leonard Luzit, i njohur edhe me mbiemrat Zejno e Sejno, i ekstraduar dy ditë më parë nga Spanja në Shqipëri.

Ai është i dyshuar nga SPAK si njeriu që organizoi një atentat ndaj Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, një personazh i njohur për drejtësinë, i cili ka mundur t[i mbijetojë disa tentativave për vrasje.

Ngjarjet në fjalë, por që nuk mundën të finalizoheshin i përkasin verës së 2023, kohë kur Policia e Vlorës arrestoi të riun, Amarildo Nikolli.

Disa muaj pas arrestimit Nikolli vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se si bashkë me 3 të tjerë do kryente atentatin. Sipas tij organizimi i vrasjes së dyfishtë u bë nga Leonard Luzi. 

Motiv për ngjarjen, SPAK thotë se ishte bërë hakmarrja dhe lufta për të kontrolluar lojërat e fatit në Vlorë, ndërkohë hetimet vijojnë për të identifikuar financuesin e atentatit të dështuar.

Tv Klan