Këshilli i Qarkut të Korçës i ka akorduar shkrimtarit, publicistit, politikanit dhe diplomatit të njohur Teodor Laço titullin e lartë “Nderi i Qarkut Korçë”. Në ceremoninë zhvilluar me këtë rast në ambientet e Këshillit të Qarku kanë marrë pjesë autoritetet më të larta vendore, përfaqësues të ministrisë së kulturës, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe familjarë.
Kryetari i Këshillit të Qarkut të Korçës, Ilia Milo i ka dorëzuar titullin shkrimtarit Teodor Laço duke vlerësuar kontributin e tij të shumanshëm jo vetëm në fushën e letrave, por edhe për aktivitetin e tij si intelektual mjaft i spikatur në zhvillimet demokratike të vendit. Për vlerat e veprës së tij Laço është dekoruar tre herë me çmimin e “Republikës”, ka marrë urdhrin “Naim Frashri” të klasit të parë dhe të tretë, është vlerësuar me çmimin “Migjeni” për veprën më të mirë në prozë, por mjaft të versuar kanë qenë dhe skenarë e filmave të tij brenda dhe jashtë vendit.
Aktualisht është ambasadori i Shqipërisë në Rusi./tvklan.al
Gazetare: Daniela Zisi