Një tërmet me magnitudë 3.8 ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte në Serres, 160 kilometra nga kufiri me Bullgarinë.

Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar dhe as për dëme materiale. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometra nëntokë. /

tvklan.al