Tre sirianët e arrestuar, të martën në Gjermani me akuzën se ishin dërguar nga Shteti Islamik për të kryer atentate terroriste, dyshohet se janë pjesë e së njëjtës celulë terroriste që organizoi masakrën se Parisit, më 13 nëntor të vitit të kaluar.
Ishte ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maziere që bëri publike detajet rreth tyre. Ata kishin marrë urdhra nga ISIS të godisnin, ndërsa njëri prej tyre ishte stërvitur në Siri për materiale eksplozive.
Të rinjtë e arrestuar kanë mbërritur në Europë përmes së ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit” dhe janë ndihmuar nga i njëjti rrjet që solli në Europë komandon xhihadiste të Parisit që shkaktoi 130 viktima./ TV KLAN