Momentet e terrorit që përjetuan dëshmitarët e sulmit terrorist në Londër, janë bërë publike në media. Imazhet e kamerave të sigurisë së një restoranti, tregojnë sesi u përballen me njërin nga xhihadistët, klientët dhe menaxheri i një restoranti në Tregun Borough.

https://www.youtube.com//embed/EO9-WUscv2c

Pamjet tregojnë menaxherin, i cili strehon brenda lokalit kalimtare.

Më pas një grua tmerrohet, pasi sheh xhihadistin duke ju afruar.

Ky është momenti kulminant i imazheve. Xhihadisti, i armatosur me një thikë, tenton të hyje brenda restoranti.

Dhe me pas…të shtënat e policisë…

Tashme të tre terroristet janë identifikuar dhe emrat e tyre u publikuan në media nga policia britanike. Xhihadisti i tretë, identiteti i të cilit u bë publik gjatë të martës, është Youssef Zaghba, 22-vjeç, me nënshtetësi Italiane, por i lindur në Marok.

Zaghba nuk ka qenë asnjëherë i skeduar nga shërbimet e inteligjencës britanike edhe pse shërbimet italiane e kishin njoftuar me herët Anglinë për rrezikun e 22- vjeçarit.

Xhihadisti 22 – vjeçar kishte tentuar të udhëtonte vitin e kaluar nga Italia drejt Sirisë, por u ndalua në aeroportin e Bolonjës.

Tv Klan