Raye ka deklaruar se blloqet ku ajo kishte shkruar këngën e saj për albumin e saj të ri janë vjedhur bashkë me makinën ku ndodheshin. Këngëtarja e hitit “Escapism” kishte kohë që po punonte për albumin e saj të dytë.

“Është ditëlindja ime dhe makina ime u vodh bashkë me blloqet e mia të teksteve në bagazh kështu që nuk do të ketë album të dytë së shpejti, ju dua, mirupafshim”.

Raye postoi edhe foton e tortës së ditëlindjes së saj të 27-të ku shkruhej “më vjen keq që makina jote u vodh”.

Këngëtarja hyri në historinë e Brit Awards këtë vit pasi rrëmbeu 6 çmime nga 7 nominimet e saj.

Por asaj iu desh një kohë e gjatë për të arritur suksesin. Në 2021, 5 vite pasi ishte bërë pjesë e një kompanie muzikore, kjo e fundit refuzonte të publikonte këngën debutuese duke e nxitur kështu që të kërkonte të çlirohej nga kontrata.

Raye u lejua të zotëronte këngët që kishte shkruar dhe arriti majat e suksesit me hitin viral. 

Hite të tjera në të cilat ka bashkëpunuar janë “Bed” (Joel Corry dhe David Guetta), “Prada” (Cassö dhe D-Block Europe) dhe “Secrets” (Regard)./tvklan.al