Ka zgjatur shumë pak gjetja e pasuesit të Edi Martinit në krye të Teutës. Ashtu siç edhe pritej në fakt, klubi durrsak ka zyrtarizuar akordin me Bledar Devollin, duke i besuar kështu një emri të njohur pankinën e skuadrës.
Përmes një njoftimi në faqen e saj në “Facebook”, bregdetarët kanë konfirmuar Devollin, pasi është një trajner që e njeh mirë Superligën.
Teuta ndërpreu bashkëpunimin me teknikun Edi Martini, duke i besuar kështu teknikut Devolli. Rezultatet negative në javët e fundit kulmuar me atë 0-2 ndaj Partizanit detyruan presidencën për të ndarë rrugët me shkodranin.
Një lëvizje që mbërriti pas tre humbjeve radhazi, 2 në kampionat dhe atij eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, por edhe 4 ndeshjeve rrjesht pa fitore. Misioni në krye të Teutës do të jetë ai i i ngjitjes në renditje.
Për momentin, durrsakët gjenden të 7-ët në renditje me 23 pikë, 3 më shumë se pozicioni ku ndodhet Laçi në zonën play-out të rënies nga kategoria.
Klan News