Pas 120 minutave lojë Teuta ia arrtit të qëndrojë në kategorinë superiore. Durrsakët mundën 2 me 0 në ndeshjen e Play out Burrelin e kategorisë së parë. Teuta doli fituese pas një 11-metërshi nga Bledar Hodo në minutën e 114 kur dy ekipet e mbyllën me 10 lojtarë.

Takimi ka patur një ritëm të ulët, por shtesat pas 90 minutshit prodhuan tension. Burreli tentoi të braktisë lojën pas penalltisë së dhënë nga gjyqtari Sokol Jareci për Teutën, 7 minuta nga përfundimi i shtesës së dytë.

Goli i parë për Teutën u realizua në minutën e 7 nga mbrojtësi shtatlartë Dushku. Barazimi i Burrelit ka ardhur në fund të 90 minutshit nga Xhixha. Të dielën luhet edhe takimi tjetër i Play Out ai midis Kastriotit dhe Lushnjës./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe