Presidenti i Kosovës ka udhëtuar për në Pyeongchang të Koresë Jugore për të parë nga afër garat e skitarit kosovar, Albin Tahiri, garuesi i vetëm nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore.
Presidenti sot ka vizituar edhe ekipin olimpik të shtetit të Kosovës, që për herë të parë merr pjesë në këtë event.
“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës. Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme. Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”
./Klan Kosova