Destinacioni turistik për vitin 2009 është Shqipëria. Kështu shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”, sipas së cilës Shqipëria është një nga vendet e listës që kryeson “destinacionet e parajsës për këtë verë”. Met Carol shkruan se plazhet boshe, çmimet e lira, dhe bregdeti i Adriatikut është patjetër ajo çka mund të kërkojë një turist.

Ai tregon se si bukuria e bregdetit, maleve dhe rrënojave arkeologjike nuk mund të lërë askënd indiferent. “Të gjithë duan të vijnë këtu, ndaj edhe numri i turistëve vjen gjithmonë në rritje, shprehet, Carol. “The Guardian” tregon shembuj të ndryshëm se si turistët e huaj, gjithmonë në rritje për nga numri, kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë, të eksplorojnë bukuritë e një vendi që kohë më parë ishte më i varfëri në Evropë.

Autori citon të gjitha vendet të cilat një turist që vjen për herë të parë në Shqipëri duhet t’i vizitojë, në mënyrë që të vërtetojë bukurinë dhe lashtësinë e këtij vendi. Riviera, 300 milje nga Vlora në Butrint. Orikumi, fshati i lashtë i ndërtuar në vitet 600 Para Krishtit e rrënojat arkeologjike të cilat janë dëshmi e historisë ndër shekuj. Duke ecur më pas me Malet e Çukës, Llogaranë, Sarandën e Butrintin e mbrojtur nga UNESCO.  “Gjithçka është e bukur, investitorët duhet të luftojnë me njëri – tjetrin për të vënë dorë mbi këto zona”- përfundon shkrimi i The Guardian./tvklan.al