Po kërkoni destinacionin më të mirë për të udhëtuar me diell dhe plazhe me rërë? Ky vend i vogël i ka të gjitha, përfshirë fluturimet vajtje-ardhje për vetëm 24 Paund, ndaj është e vështirë t’i thuash jo.
Kështu e përshkruan “The Mirror” Shqipërinë teksa fton britanikët të mos e humbin këtë destinacion për të kaluar jo vetëm pushime verore, por edhe dimërore. Shqipëria shihet si perla e fshehur e Europës që ofron jo vetëm plazhe të bukura e male mbresëlënëse, por edhe çmime të lira.
Saranda e Ksamili renditen si destincionet më të bukura në rajon që nuk duhen humbur.
Mali i Dajtit është një tjetër atraksion që nuk duhet humbur për të gjithë adhuruesit e natyrës.
E për t’i prekur këto bukuri “The Mirror” u kujton britanikëve se nevojiten fare pak shpenzime.
Një hotel me 4 yje kushton në sezon veror vetëm 32 Paund, e nësë planifikon udhëtime në Dhjetor atëherë fluturimi do ju kushtojë vetëm 30 Paund me hotele me katër yje të disponueshme për 25 Paund.
Ekspertët e udhëtimeve mendojnë se koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është nga Prilli deri në fillim të Qershorit, kur moti është i shkëlqyer për ecje dhe çiklizëm.
Destinacioni më popullor sipas “The Mirror” është Tirana, kryeqyteti që njihet për restorantet dhe baret e shumta, e ku do të paguani 2-5 Dollarë për një pjatë në një restorant lokal ose tezgë ushqimi në rrugë, ndërsa ngrënia në një restorant i nivelit të mesëm mund të kushtojë midis 5-15 Dollarë.
Tv Klan