Shqipëria është cilësuar si Tajlanda e Evropës nga tabloidi britanik “The Sun”. Vendi ynë është kthyer në një destinacion gjithnjë e më popullor për britanikët që kërkojnë pushime të përballueshme dhe mot me diell.





Për pushuesit që duan të shijojnë një copëz parajse, por nuk mund të përballojnë shpenzimet e fluturimeve, do të ndihen të kënaqur pasi të zbulojnë se ekziston një alternativë shumë e mirë si Shqipëria.
Teksa vendpushimet si Ksamili dhe Saranda kanë patur një rritje të popullaritet vitet e fundit, disa pjesë të Shqipërisë janë ende të panjohura për turistët e huaj. Një nga këto vende është Lumi i Shalës, në veri të vendit. Videot e Lumit të Shalës shfaqen në mënyrë të vazhdueshme në platformat e mediave sociale. Pushuesit mund të shkojnë në këtë destinacion përmes një udhëtimi ditor nga Tirana ose Shkodra.
Pavarësisht se nuk është një destinacion i njohur turistik, ka shumë aktivitete për të bërë në Lumin e Shalës, duke përfshirë zhytje, kajak dhe ecje. Një pikë tjetër turistike e njohur është edhe “Plazhi i Pasqyrave”, i cili ka ngjyrën më blu në botë sipas një studimi te kryer nga ekspertët e agjencisë britanike të udhëtimeve “CV Villas”, në fillim të këtij viti. Ky plazh është një nga më të preferuarit për pushuesit shqiptarë.
Klan News