Ishujt Karaibe janë një destinacion që përfshihet gjithmonë në paketat e agjencive turistike për shkak edhe të kërkesës së lartë nga turistët.
Megjithatë, fluksi i madh turistik në këtë destinacion e ka bërë edhe më të shtrenjtë por në Ballkan ka pika turistike të ngjashme që kushtojnë shumë më pak.
Gazetarja e revistës së njohur ‘Travel’ Meghan Sokoli ka renditur 7 pika bregdetare të ngjashme me Karaibet. Në këtë listë janë përfshirë plazhet e Ksamilit dhe të Dhërmiut. Plazhi i Ksamilit është ideal për këdo që kërkon një atmosferë tropikale në Ballkan.
Gazetarja ka vendosur vetë të qëndrojë 5 ditë në Sarandë dhe ajo çfarë e ka tërhequr më shumë mes të gjitha pikave turistike është Ksamili pasi është më i qetë dhe më piktoresk se të tjerët si destinacion.
Në vijën bregdetare të Ksamilit ka shumë restorante, kështu që turistë nuk kanë nevojë të shkojnë larg për të ngrënë. Gjithashtu ata mund të bëjnë aktivitete të ndryshme si zhytje, vozitje apo ecje.
Një surprizë tjetër e këndshme në jug të Shqipërisë ka rezultuar për gazetaren plazhi i Dhërmiut. Në këtë pikë turistike ka shumë turistë pasi është më i miri në zonë.
Është një vend i shkëlqyer për not dhe zhytje dhe turistët do të mund të kenë mundësinë të eksplorojnë ujërat e kristalta.
Klan News