“Me male mahnitëse, plazhe idilike, ushqim të mrekullueshëm dhe fshatra mesjetare dhe pa turma turistësh, ky vend i vogël ballkanik meriton të jetë në listën tuaj të udhëtimeve”.
Kështu nis një shkrim i botuar në të përditshmen amerikane “The Wall Street Journal” për vendin tonë. Gazetari Robert Walzer ka rrëfyer udhëtimin me biçikletë bashkë me një mikun e tij duke pranuar se fillimisht ishte dyshues.
Por më pas thotë se pas hulumtimit të Shqipërisë, zbuloi se ashtu si Italia dhe Franca, ky vend i vogël mesdhetar ka male alpine të larta, një rivierë me ujëra të pastra të kaltra, një kulturë të pasur ushqimore, histori antike dhe fshatra mesjetare.
Në 5 ditë ata u ndalën në Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Ksamilit, si dhe Qytetin e Gurtë të Gjirokastrës. “Pamjet mahnitëse të deteve Jon dhe Adriatik na kujtuan Bregun e Paqësorit të SHBA-së dhe Bregun Amalfi të Italisë” – citohet në shkrim. Nga qytetet veçohet Tirana dhe Gjirokastra për historinë dhe atë që ofrojnë për të huajt. Gazetari amerikan veçon mikpritja e ngrohtë të shqiptarëve që i kanë mikpritur kudo me rakinë tradicionale.
Tv Klan