4-vjeçari që theu vazon e rrallë 3500-vjeçare është rikthyer në muzeun Hecht. Familja e Ariel Geller u ftua për një vizitë të organizuar në muzeun e Haifa, Izrael vetëm pak ditë pas incidentit për të parë vazon e riparuar.

“Vajza ime më pyeti diçka, më tha ‘mami, shiko këtu, shiko këtu’. Unë e pashë dhe i thashë Ariel ‘hajde këtu’. Më pas dëgjova një ‘bum’ të madh pas meje. Sigurisht, është faji im. Duhet t’i kisha dhënë dorën. Por ndodhi në një sekondë”, tha nëna e tij, Anna.
Muzeu tha për BBC se vazoja datonte në Epokën e Bronztë, midis viteve 2200-1500 para Krishtit dhe ishte një artifakt i rrallë për shkak të gjendjes së saj të ruajtur mirë.

Relikja ruhej pa pengesa apo xham mbrojtës pasi ishte pjesë e sendeve që muzeu i ekspozonte hapur.
Me gjasë, vazoja përdorej për të mbajtur verë dhe vaj ulliri. Ajo daton në kohën e mbretit biblik, David dhe Solomonit. Artifakti është karakteristik për rajonin Canaan në bregun lindor të Mesdheut./tvklan.al