Persona të paidentifikuar kanë shpërthyer derën e KZAZ-së numër 2 që ndodhej në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se ata kanë përdorur disa leva për të hyrë në ambientet e KZAZ-së, por janë ndalur nga punonjës të policisë së rendit dhe asaj bashkiake. Të njëjtat burime thanë se materialet zgjedhore nuk janë cënuar.

Një ditë më parë, mbështetës të Partisë Demokratike hodhën bomba molotov dhe sende të tjera të forta në drejtim të KZAZ Nr 6 në Vaun e Dejës. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur 3 efektivë policie që ndodheshin në shërbim, ndërsa u dogjën materialet zgjedhore.

Gjatë ditëve të fundit mbështetësit e opozitës kanë sulmuar KZAZ-të që janë vendosur kryesisht në bashkitë e djathta./tvklan.al