Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan thotë se Kryeminsitri Edi Rama gjatë seancës parlamentare të dy javëve më parë, i është drejtuar me fjalët “ti shko në Gjykatë se do ta shohësh, ti tjetri do ta shohësh pas këtij”.

Ndërkohë sa i takon komunikimeve me gazetarin Jetmir Olldashi, Salianji shprehet se këto komunikime kanë nisur nga gazetari në drejtim të tij.

Ervin Salianji: Komunikimet e mia me gazetarin kanë nisur nga Jetmir Olldashi drejt meje që do të thotë që e ka nisur ai komunikimin me mua. Unë kam miqësi me gazetarë sepse unë këtë punë bëjKomunikimi është vendosur i pari më ka shkruar mesazh Jetmir Olldashi mua dhe pastaj komunikimi është vendosur kryesisht më i shpeshtë. Kanë qenë pesë mesazhe kur ka qenë në investigim, pra kaq është komunikimi i shpeshtë. Këtu ka një gjë ku që Edi Rama ka ardhur para dy javësh në Parlament në interperlancë i kërkuar për çështjen e mbetjeve dhe ka ardhur pas shumë kohësh në Parlament dhe ka thënë këtë gjë, “ti shko në Gjykatë se do ta shohësh, ti tjetri ka thënë do ta shohësh pas këtij”. Pra ku e di Edi Rama.

Blendi Fevziu: Të është drejtuar ty?

Ervin Salianji: Po, e ke personale mo, ti Salianji, e ke aty. Ka thënë edhe çështja “Babale” Salianji. E ke aty para dy javësh ditën e enjte, e para. E dyta po ta marrësh që të gjithë procesin përfshirë edhe sot se kanë qenë edhe gazetarë aty, pra ai është e ndërtuar e gjitha mbi falsifikime.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Salianji është shprehur se nuk kishte arsye që të bënte një kallëzim të tillë pasi nuk ka interes ndaj personave të përfshirë.

/tvklan.al