Emisioni “Kampionët” vjen çdo mbrëmje në ekranin televizionit Klan për të diskutuar ndeshjet e ditës të cilat zhvillohen për kampionatin evropian. Megjithëse ka kaluar disa ditë që nga ndeshja e parë e Shqipërisë me Italinë, përsëri ajo duket se është në qendër të vëmendjes për opinion publik.
Gjithashtu shumë e përfolur ka qenë edhe ndeshja Spanjë-Itali që rezultoi me humbjen e italianëve me rezultatin minimal 1-0. Kjo u “theu zemrat” të gjithë atyre që pas kombëtares shqiptare bëjnë tifo për Italinë.
Aktori Katriot Çaushi dhe spikeri i lajmeve të Klan News, Besard Jacaj kanë qenë ndër tifozët e flaktë të Italisë. Spikeri tregon mes batutash se në shenjë “solidariteti” ka qëndruar në “zi” për disfatën e skuadrës së tij të zemrës edhe gjatë transmetimit të lajmeve ditën e sotme.
Marina Vjollca: Besard di që je një tifoz i zjarrtë pas Shqipërisë gjithmonë, je tifoz i …
Besard Jacaj: I Italisë! Kam patur një natë të vështirë së bashku me zotin Çaushi si ky që hoqi mbrëmë xhaketën dhe doli me këmishë të zezë edhe unë sot në lajme vesha xhaketë të zezë, kravatë të zezë në shenjë të Italisë dhe të asaj situate që pati mbrëmë. Sidoqoftë shpresat i kemi akoma.
/tvklan.al