Kombëtarja shqiptare përballet këtë të martë me Ukrainën, në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
Ashtu siç ka ndodhur edhe në takimet e tjera të kuqezinjve, edhe këtë herë nuk mungojnë tifozët, në numër të lartë.
As shiu dhe as i ftohti nuk i tremb tifozët e Shqipërisë. Të grumbulluar së bashku, atmosfera mes tifozëve është fantastike, me këngë tradicionale shqiptare. Ka shumë tifozë, të cilët janë mbledhur te pikëtakimi i përhershëm dhe kanë nisur festën mes tyre.
Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, tifozët për Klan News, bënë edhe parashikimet e tyre, ndërsa presion fitore të Shqipërisë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al