Kristjan Asllani shndërrohet në precedent te Interi. Besimi i pakufishëm i teknikut Simone Inzaghi ka lënë shije jo të mirë në radhët e tifozëve. Në ndeshjen kundër Bolonjës, mbështetësit zikaltër filluan të ofendojnë shqiptarin, sidomos kur u zëvendësua.
Padyshim që gjithçka mund të ishte shkaktuar nga barazimi 2-2, por edhe një paraqitje jo mbi mesataren nga ana e 22-vjeçarit. Mungesa e Hakan Çahanollu do bëj që Asllani të zbres sërish në fushë, këtë herë ndaj të shkuarës së tij, Empolit, gjë që mund ta ndihmojë ose ta komplikojë më tej situatën e tij.
Asllani krenohet me 27 paraqitje dhe një gol me Empolin dhe 77 ndeshje dhe 2 gola me Interin. Bilanc pozitiv me Kombëtaren, me 29 ndeshje në total dhe 3 gola. Inter e vlerëson Asllanin me rreth 12 milionë Euro, shifër për të cilën është e interesuar Bolonja.
Kontaktet mes palëve kanë nisur prej javësh dhe në ditët e ardhshme do të përcaktohet edhe fati i Asllanit. Kalimi te një skuadër simpatike si Bolonja do e ndihmonte mesfushorin shqiptar për tu rritur dhe garantuar edhe një fanellë titullari, pasi tek Inter po përballet me një konkurencë të fortë si ajo me turkun.
Një operacion që shihet me optimizëm edhe nga stafi i kombëtares shqiptare. Minutat do e favorizonin për të qënë në formë për sfidat eliminatore të Kupës së Botës 2026 me ngjyrat kuqezi.
Në këtë sezon, shqiptari ka zhvilluar 14 ndeshje me Interin duke shënuar 1 gol e një asist në të gjithë kompeticionet.
Klan News