Kristjan Asllani vazhdon të jetë i përfolur në merkato. Ndonëse mesfushori shpesh herë e ka shprehur se nuk dëshiron të largohet nga Interi, minutat e pakta në dispozicion bëjnë që emri i tij të përmendet në klube të ndryshme.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se në gjurmët e shqiptarit është vënë Bologna. Këta të fundit janë në kërkim të një mesfushori në merkato dhe në listën e drejtuesve është pikërisht Asllani.

Futbollisti 22-vjeçar pëlqehet shumë, por te Bologna nuk mund të paguajnë 25 milionë euro, për kartonin e këtij. Në këtë situatë, synimi i drejtuesve është ta afrojnë në huazim deri në fund të sezonit.

Një lëvizje e tillë do të ishte mundësi e mirë për palët, pasi edhe Asllani do të fitonte minutat e munguara, për të treguar vlerat e tij. /tvklan.al