Viti i ri ka hyrë në ditën e dytë, por Tirana duket ende në gjumë. Të lodhur nga festa e ndërrimit të viteve, pak qytetarë sheh në rrugë e lokale. Të pakta janë edhe automjetet.

Kjo është panorama që ofron kryeqyteti i zhurmshëm: i qetë dhe pa trafikun e përditshëm. Metropoli nuk i ka kaluar ende pasojat e festës dhe vitin e ri thuajse të gjithë e kanë marrë me nge. Përjashtim bëjnë punonjësit e pastrim –gjelbërimit të bashkisë, siç e tregojnë edhe pamjet e rrugëve, të pastruara nga fishekzjarret e shumtë të shpërthyer në mometin e ndërrimit të viteve. /tvklan.al