Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në kryeqytet është e vështirë të gjesh një banjo publike, e vetmja që ekziston është ajo tek monumenti Ushtari i Panjohur, e cila është private, por edhe këtu pastërtia lë shumë për të dëshiruar.

Në sheshet ku në kohën e diktaturës ngriheshin banjat publike, sot ndërtohen pallate të bukura shumëkatëshe, por askush nuk kujtohet t’i vijë në ndihmë qytetarëve, duke ndërtuar banjo. Kështu ata janë të detyruar të kryejnë nevojat personale poshtë urave të saporikonstruktuar, ose në cepat e këtyre pallateve t bukura shumëkatëshe.

Hapat galopant të transformimit të Tiranës, nuk kanë vështruar poshtë, në hallin më popullor të qytetarëve, ju kujtojmë shprehjen e popullit, se “tualeti është i vetmi vend ku edhe mbreti shkon në këmbë”.

Kur metropoli i Shqipërisë vuan nga ky fenomen, po në rrethe çfarë bëhet me higjienën? Kush firmos projektin apo ndërtimet në zonat urbane, nga mund t’i ketë nisur punimet për banesën e tij privatë? Me siguri jo nga themeli, po tualeti./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini