Bledi Shkëmbi është kthyer si trajner i Tiranës pas 2 muajsh e gjysmë nga largimi i tij. Klubi bardheblu vendosi t’i besojë ekipin pas dorëheqjes së Gugash Maganit.

“Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke ia besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip”.

Ndryshimi i bërë në stafin teknik më 6 Nëntor nuk solli rezultatin e kërkuar dhe te Tirana bënë hapa pas në vendimin e marrë.

Bledi Shkëmbi merr një ekip në vendin e parafundit në renditje me 18 pikë pas 21 javësh.

Skuadra kryeqytetase nuk fiton prej 10 Nëntorit dhe është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

Tv Klan