Analfabetizmi është prezent edhe në ‘zemër’ të Shqipërisë, pasi 1/5 e personave që nuk dinë shkrim dhe këndim në të gjithë vendit janë në qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të detajuara të Censit, pas Tiranës, Elbasani dhe Fieri janë dy qarqet e tjerë me numrin më të lartë të analfabetëve.

Qarqet me numrin më të lartë të analfabetëve:

Tirana – 9 627

Elbasan – 6 215

Fieri – 6 063

“Në qarkun e Tiranës numërohen rreth 9 600 analfabetë, shumica e tyre janë në bashkinë e Tiranës, pasuar nga Kamza, Kavaja, Vora dhe Rrogozhina. Rreth 36% e atyre që nuk dinë të shkruajne e të lexojnë janë të grupmoshës 10-49 vjeç.”

9 627 analfabetë në Qarkun e Tiranës:

Tiranë-6 243                                

Kamëz-1 546

Kavajë-698

Vorë-603

Rrogozhinë-537

Gjithsesi analfabetizmi në kryeqytet ka ardhur me ulje.  Kjo pasi 1.4% e popullsisë së qarkut Tiranë rezulton analfabete, nga 1.9% që ishte në vitin 2011 (kohë kur kishte 12 587 analfabetë).

Tv Klan