Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bardheblutë shkruajnë se klubi dhe trajneri arritën marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin.

Tirana e ka falënderuar Shkëmbin, për kontributin e dhënë në stolin e ekipit kryeqytetas.

“Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardheblu”, thuhet në njoftim.

Në drejtimin e Tiranës në kampionat, Shkëmbi mori vetëm 11 pikë në 12 javë kampionat, duke u renditur në vendin e shtatë. Këto statistika nuk janë pritur mirë nga drejtuesit, që kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me teknikun korçar. /tvklan.al