Ekzekutuesi e kishte planifikuar me detaje atentatin. Ai dyshohet se e priste në derë të shtëpisë viktimën duke qenë i sigurt për lëvizjet e tij. Sapo Bujar Nasufi është afruar me automjetin e tij tip “Benz” në derë të baneses dhe ka ndaluar makinën, agresori e ka qëlluar të paktën 6 herë duke i marrë jetën në vend.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se 56 vjeçari ka marrë disa plumba në trup duke i pamundësuar atij dërgimin për ndihmë në spital. Autori që dyshohet se ka qenë i vetëm, ishte maskuar dhe pas vrasjes është larguar me motor në rrugicat e zonës së Selitës.


Pistat për këtë vrasje janë të pakta pasi viktima ka në bashkëpronësi me vëllanë një mobileri pranë shtepisë dhe nuk ka të regjistruar asnjë precedent të mëparshëm penal. Policia është në kërkim të autorit dhe zbulimit të motiveve të ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin të Dielën.

Klan News