Ky është 56-vjeçari Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Dyshimet janë se ai u vra pas konflikteve brenda rrethit familjar. Të paktën për momentin kjo është pista kryesore e policisë në lidhje me atentatin ndaj tij.
Hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie, ku duket autori si krimit me kapuç për të fshehur identitetin e tij. Ai e ka pritur viktimën pranë banesës dhe e ka ekzekutuar në sy të bashkëshortes së tij.
Më pas autori u largua me një motor. Në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje në mes të kryeqytetit./tvklan.al