Policia e Tiranës shpreson tek kamerat e sigurisë për të zbardhur vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.

Pavarësisht se ka krijuar një itinerar të lëvizjes së autorit, deri tek vendi ku u gjet i djegur motori dhe arma e krimit, hetuesit ende nuk kanë përftuar të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tij.

Ato janë dërguar për ekzaminim ndonëse gjasat për të përftuar prova në to janë shumë ta pakta. Pistat ku po hetohet janë disa, mes tyre dhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit ku mund të ketë qenë i përfshirë viktima.

Tv Klan