Detyrimi moral dhe e drejta për të votuar ka bërë që në orët e para të mëngjesit disa nga qendrat me numër më të madh votuesish, ka mbledhur një numër të konsiderueshëm qytetarësh të interesuar për të votuar në orët e para të ditës.

Orët e para të mëngjesit në këto qendra, sollën dhe fluksin e madh të njerëzve që nuk nguronin të mbanin radhë të gjatë për të hedhur  votën e tyre legjitime. 

Në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë, të parët  që kanë hedhur votën në kutin e votimit kanë qenë politikanët e majtës.

Anduena Llabani: “Ka qenë ora 10:30 minuta kur kryetari i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht dhe kreu i PS zoti Edi Rama së bashku me familjen e tij të plotë janë paraqitur pikërisht në këtë qendër votimi për të dhënë votën e tij ditën e zgjedhjeve.”

Në shkollën “Pjetër Budi” në mesditë ka votuar me familjen e tij dhe kandidati për kryeministër në këtë garë, Edi Rama, i cili është favorizuar për të votuar duke e shmangur radhën e gjatë të qytetarëve.

Mjete të veçanta apo të ndaluara brenda qendrave të votimit sollën dhe anomalit e para në zonën zgjedhore numër 52,  pranë shkollës së Kuqe në Tiranë, ku për rreth një orë u ndërpre procesi i votimit.

Anduena Llabani: “Do prisni akoma meqenëse është ndërprere?”

Qytetare: “Do presim, do presim deri sa të votojmë.”

Anduena Llabani: “Jo zotëri do prisni deri sa të hapet sërish procesi?”

Qytetar: “Normal, por gjithë këto njerëz që presin e rëndojnë padrejtësisht procesin për arsye se nuk ka asnjë shkak për të ndërprerë votimin. Njerëzit mund të tërhiqen ndërkohë se s’mund të rrinë të presin pafundësisht.”/tvklan.al

Gazetare: Anudena Llabani