Për të nxjerrë eksportet nga agonia, që sipas Sali Berishës kanë thelluar në 430 miliardë lekë deficitin tregtar, kreu i demokratëve premtoi krijimin e bordit për fiksimin e euros, sapo të ulet në karrigen e kryeministrit.
Sipërmarrjen e garantoi për ulje drastike të taksave.
Ndonëse SPAK nuk gjeti asnjë provë që implikon Olsi Ramën në laboratorin e Xibrakës, Berisha e paralajmëroi kryeministrin për të reja, që tha se vijnë nga hetime përtej kufirit.
“Kësaj here Rama është në çark sepse Olsi nuk hetohej vetëm nga skapistët, Olsi fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të. Prandaj i them unë Ramës se do kesh lajme.”
Më tej shkoi kur foli edhe për një letër anonime, që sipas tij, është protokolluar nga BKH, në të cilën tha se ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën.
“BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B”.
Pas anonimateve Berisha thotë se fshihet lufta e ashpër brenda llojit që ka nisur në selinë rozë.
“Ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, sepse i ka kapur frika e krimeve, ia dinë krimet njëri-tjetrit dhe tani si do shpëtojnë.”
Ndërsa gjatë mbledhjes së kryesisë, kreu i demokratëve kërkoi nga të vetët që krahas identifikimit të emigrantëve, të vijojnë ture takimesh me diasporën.
Kundërshtarin e tij e sheh në agoni teksa tha se diaspora është për rrotacionin në vend.
Tv Klan