Një person ka mbetur i plagosur këtë të hënë në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi gjatë orës 19:00, në zonën e ish-Kinostudios.

Tvklan.al

mëson se i lënduari është një i ri rreth 25-vjeç, i cili lëvizte me motor. Ai u përplas nga një automjet me targa AA 115 TU, në rrethana ende të paqarta.

I lënduari u nis me ambulancë drejt spitalit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Tvklan.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

/tvklan.al