Me shumë të rinj në përbërje, Tirana kërkon të bëjë përpjekjen e fundit për të qëndruar në Europa League. Maccabi Tel Aviv është në avantazh të 2 golave, por bardheblutë mendojnë se nuk kanë asgjë për të humbur.
“E rëndësishme është që ne ta tentojmë të luajmë, të japim maksimumin, të luftojmë, pastaj se çfarë ndodh duhet parë”.
Trajneri Ze Maria ka mbajtur çdo gjë fshehur duke lejuar vetëm, duke lejuar vetëm kameran e klubit të filmojmë. Kundështari ka rishikuar takimin e parë për të korrigjuar gabimet për të qenë i gatshëm për takimin e kthimit.
“Do të luajmë ndaj një ekipi të fortë. E kemi parë përsëri ndeshjen, për të kuptuar se si duhet të luajmë dhe të korrigjojmë gabimet”.
Sfida do të shoqërohet në masa të forta sigurie ku disa rrugë do të bllokohen. Takimi do të nisë në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ekipi tjetër kryeqytetas Partizani do të luajë me Botev Plovdiv në orën 19:00 në Burgas. Humbja 3 – 1 në Tiranë e bën të vështirë kalimin e turit.
Skënderbeu është ekipi me më shanse nga shqiptarët për të vijuar garën. Korçarët e fituan me rezultatin 1 – 0 sfidën e parë me Sant Julia. Kundërshtari është i lehtë në letër, por duhet edhe sfida e kthimit që do të nisë në 20:30 për të përcaktuar ekipin e kualifikikuar.
Tv Klan