Tiri Gjoci është një ndër vokalet më të fuqishëm, aq me tepër në tregun e interpretuesve të muzikës ‘Live’. Këngëtari, i cili ndër vite është vlerësuar me çmime të ndryshme, rikthehet në edicionin e 24-t të festivalit “Kënga Magjike”, pas 8 vitesh.
Ndryshe nga repertori i tij, në të cilin përgjithësisht i këndohet dashurisë, Tiri zgjodhi të emocionojë gjithë dëgjuesit me baladën e tij “Mos ik o ma…!”, një këngë emocionuese, e cila flet jo vetëm për dashurinë që ka fëmija ndaj mamasë, por edhe për lutjet që të gjithë kemi për prindërit, në momentet e fundit.
Pyetjet në pentagramin e tij artistik, kishin të bënin me rrethana të ndryshme. Ardit Gjebrea, drejtoi pyetjen me rrethanën: Te ka ndaluar polici në semafor të kuq, natën finale të ‘Këngës Magjike’. Për 30 minuta do dalësh në skenë, çfarë do t’i thuash policit?
Me shumë humor Tiri tregoi se kur zakonisht thotë këtë justifikim, nuk e besojnë, duke pohuar se është ndaluar nga policia. Në skenën magjike, ai rrëfeu edhe një situatë ndryshe, në momentin që është ndaluar nga Policia. Pasi mori gjobën, nga tejkalimi i limitit të shpejtësisë, këngëtari tregoi përgjigjen që mori nga polici, e cila ngjalli mjaft të qeshura në studio.
Tiri u shpreh: Pasi polici më vendosi gjobën, më tha: Vajza ime ngeli duke të të votuar ty nëpër festivale.
Gjithashtu një pyetje tjetër “provokoi” Tirin për xhelozinë e të dashurës së tij, ku këngëtari u përgjigj se ishte në një marrëdhënie të shëndetshme, pa xhelozi. E në rastin e Tirit, mund të thuhet se është pikërisht rasti i këngëtarit, i cili interpreton historitë e të tjerëve, nën petkun e tij./tvklan.al