Një djalë i ri ka humbur jetën në Durrës teksa ishte në drejtimin e makinës. Gazetarja e Klan News në Durrës, Enkelejda Arapi raporton se viktima është një 22-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se pësoi atak në zemër çka bëri që të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplasej. Ngjarja ndodhi pranë urës së Dajlanit.
Policia ka shkuar në vendngjarje.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje në Durrës këtë pasdite, pasi pak orë më parë një 16-vjeçar humbi jetën në Hamallaj teksa ishte pasagjer në një makinë.
NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT:
Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.
Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al