Nuk kanë fund dëmtimet te Milani. Pas Loftus-Cheel, Okafor, Morata, Musah, Jovic dhe Pulisic, në listën e infermierisë është shtuar një tjetër lojtar i repartit të avancuar.

Rafael Leao u dëmtua ndaj Hellas Verona, sfidë ku Milani triumfoi 1-0. Portugezi shfaqi probleme muskulore në pjesën e parë dhe e kishte të pamundur për të vazhduar lojën.

Sipas shenjave, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë, por analizat në orët e ardhshme do të përcaktojnë kohën e rikuperimit.

Leao gjithsesi është në dyshim për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Romës. /tvklan.al