Tottenham regjistroi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit në Premier League. “Spurs” u mposhtën në shtëpi nga Newcastle me rezultatin 2-1.
Londinezët e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh pas 4 minutave lojë me autor Solanke.
Megjithatë festa zgjati pak, pasi vetëm dy minuta më vonë Gordon vendosi baraspeshën. Në minutën e 38-të, ishte Isak, i cili përmbysi rezultatin në 2-1, avantazh të cilin miqtë e ruajtën deri në fund.
Me këtë fitore, Newcastle mban vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa Tottenham renditet i 11-ti me vetëm 24 pikë. /tvklan.al