Një tjetër medalje për Kosovën në Olimpiadën Paris 2024. Laura Fazliu fitoi të bronztën në xhudo në peshën deri 63 kilogramë.
Sportistja kosovare mundi kroaten Katarina Krishto dhe i dha vendit të saj medaljen e dytë në këtë Olimpiadë.
Pak ditë më parë Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në xhudo në peshën deri 52 kilogramë.
Kjo është medalja e pestë për Kosovën në vetëm tre Olimpiada ku ka marrë pjesë.
Klan News