Qeveria po planifikon tjetër rritje rrogash në sistemin shëndetësor për mjekët dhe infermierët. Lajmi është bërë me dije nga vet Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për prezantimin e portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

Rritja e rrogave fillimisht do të prekë infermierët, për të cilët Kryeministri sqaroi se kjo rritje do të jetë progresive.

“Ne kemi programuar rritje progresive të mëtejshme të rrogave për infermierët në radhë të parë. Do vazhdojmë të rrisim më shumë rrogat për infermierët”

, u shpreh Kryeministri, ndërsa sa u përket mjekëve për ta është menduar një bonus nëse shkojnë në spitalet ku ka mungesë specialistësh.

Ky bonus do të jetë 2 milionë e 500 mijë Lekë të vjetra ekstra rrogës bazë të mjekëve.

“Për profesorët kemi një lajm të mirë. Kush do pranojë mjek specialist të shkojë jashtë Tiranës ku ka nevojë, do marrë deri në 2.5 milionë Lekë të vjetra plus rrogës që merr si specialist në Tiranë”,

bëri me dije Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al