Pak sekonda pas uljes në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Katmandusë, ky avion pasagjerësh që ishte nisur nga Bangladeshi drejt Nepalit shpërtheu në flakë.

50 pasagjerë humbën jetën, dhjetëra të tjerë shpëtuan gjallë dhe u dërguan në spital për të kuruar plagët. Kërkimet vijojnë për trupat e pasagjerëve të tjerë, nga 71 persona që ndodheshin në bord.

Avioni me dy helika i modelit ‘Dash 8’  doli nga pista dhe u përfshi nga flakët pasi krahët prekën tokën. Shkak mendohet të ketë qenë rrëshqitshmëria e lartë e pistës për shkak të lagështirës nga moti i keq, por edhe një defekt i mundshëm në sistemin e frenimit. Linjat ajrore nepaleze shquhen për kushte tepër të këqija sigurie, shkaktuare të disa aksidenteve në të kaluarën.

 Tv Klan