Disa fshatra pa energji elektrike, lëvizja vetëm me varka
Mbetet e vështirë situata edhe mbrëmjen e kësaj të marte në Nënshkodrën e Shkodrës ku shumë se 2 mijë hektarë tokë rezultojnë të përmbytura sipas bilancit që ka bërë bashkia. Gjendja është më e vështirë në fshatin Obot, i cili edhe në mbrëmje ka mbetur pa energji elektrike, mund të kalohet vetëm me varkë lundruese.
Rrëshqitja e dheravenë aksin Prekal-Kir-Breg lumi ka sjellë izolimin e 3 fshatrave në zonën e Dukagjinit. Për të shkuar në shkollë, fëmijët janë të detyruar të kalojnë në një urë të amortizuar mbi lumin e rrëmbyeshëm të Shalës, mbi shpinën e prindërve duke rrezikuar jetën.
Përveç bllokimit, banorët thonë se vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh. Edhe në Dajç situata e rënduar e përmbytjeve ka çuar në evakuimin e gjësë së gjallë. Një tjetër zonë problematike është Shijaku, ku edhe pse situata u përmirësua për disa orë, në mbrëmje niveli i ujit u rrit sërish.
Lumi Erzen është futur në rreth 50 banesa ndërsa 300 të tjera janë të rrethuara. Sipas pushtetit vendor janë rreth 600 hektarë tokë bujqësore e përmbytur. Më problematike është situate në fshatrat Katundi i Ri, Vardardh, Sukth i Ri dhe Ishëm.
Tv Klan