Aktori në rolin kryesor të filmit biografik për Elvis Presley, Tom Hanks, pas infektimit me virusin Covid-19 dhe problemeve të tjera shëndetësore, kishte ndaluar xhirimet për një kohë të pacaktuar.
64-vjeçari Hanks dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Rita Wilson, ndodheshin në Australi kur testimi për koronavirus u doli pozitiv. Pas përfundimit të karantinës të dy u kthyen në SHBA, duke lënë në gjysmë projektin e nisur për Presley-n.
Sipas lajmeve të fundit, nga data 23 Shtator, xhirimet për filmin do të vazhdojnë në Queensland të Australisë. Drejtori dhe producenti australian i filmit, Baz Luhrmann, u shpreh shumë i lumtur dhe tha se është një privilegj i vërtetë që në këtë kohë të vështirë për botën, Tom Hanks mund t’u bashkohet aktorëve të mrekullueshëm që do punojnë në realizimin e filmit, duke veçuar aktorin dhe këngëtarin e ri amerikan Austin Butler.
Tom Hanks ishte i vetmi person në ekipën e prodhimit të filmit “Elvis”, që doli pozitiv me virus. Në film, Hanks do të portretizojë Kolonelin Tom Parker, i cili ishte menaxheri i Presley-t./tvklan.al