Sandro Tonali po përgatitet të rikthehet në fushë, pas pezullimit disa mujor. Mesfushori italian, është jashtë fushave të blerta nga tetori i vitit të kaluar, pasi u pezullua për shkak të përfshirjes në baste sportive.

Rregullorja nuk i lejon lojtarët e futbollit që të marrin pjesë në lojëra të fatit dhe për këtë arsye Tonali mori një pezullim të rëndë, prej 10 muajsh.

Megjithatë duket se “makthi” për mesfushorin italian po merr fund dhe ai po përgatitet të rikthehet në fushë me skuadrën e Newcastle.

Klubi anglez, ka njoftuar se 24-vjeçarit i përfundon dënimi më 28 gusht dhe nga kjo datë e në vazhdim, ka të drejtë të luajë.

Tonali pritet të zbresë në fushë për ndeshjen ndaj Tottenham më 1 shtator, para pauzës së kombëtareve. /tvklan.al