Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i është përgjigjur mbrëmë në Opinion pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me akuzat e saj ndaj disa deputetëve të PDK.

Jozefina Topalli: “E ke dëgjuar në Parlament dhe e kam thënë kur kam qenë në fushatë elektorale.”

Blendi Fevziu: “Dhe i qëndroni?”

Jozefina Topalli: “Sigurisht që i qëndroj.”

Blendi Fevziu: “Përse për çfarë arsye? Mbi ç’bazë niseni që e bëni këtë deklartë?”

Jozefina Topalli: “Se është e vërtetë.”

Blendi Fevziu: “Çfarë do me thënë është e vërtetë? Kush është mafioz? Kush është spiun?”

Jozefina Topalli: “Shiko këto kanë thënë që kjo është gjuha e urrejtjes, dakord. Unë them që kjo është gjuha e të vërtetës sepse po të gjykojmë se ne nuk duhet të themi kurrë të vërtetat, ky vend nuk do ishte këtu ku jemi sot, dakord. As ky qytet nuk do ishte këtu ku është sot, as Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është sot.”

Numri dy i PD zonja Topalli deklaroi gjithashtu se ajo do të mbajë përgjegjësi nëse forca politike ku ajo bën pjesë nuk do të fitojë deri në 8 deputetë në qarkun e Shkodrës.

Jozefina Topalli: “Unë tentoj dhe unë besoj se 9 deputet në do i marrim.”

Blendi Fevziu: “9 deputet?”

Jozefina Topalli: “Po, po.”

Blendi Fevziu: “Nuk është e ekzagjeruar zonja Topalli? Në këtë parashikim që ju bëni të paktën në qarkun e Shkodrës, nuk do dali sipas parashikimit tuaj, nuk po them 9 po ndoshta as 8 është përgjegjësi e juaja personale?”

Jozefina Topalli: “Absolutisht nëse nuk marr 8 është përgjegjësia ime personale.”

Më tej Topalli ka përmendur edhe njëherë arritjet e deritanishme të kësaj qeverisje dhe ka garantuar shqiptarët se në mandatin e dytë do të integrohemi në BE, do të ketë më shumë reforma dhe investime në vend./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni