Lajme Arkiva – TV 2004

Nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi hedh poshtë tentativën e socialistëve, që reforma të kryhet vetëm nga mazhoranca, duke bërë bisedime vetëm me partitë aleate të majta që ata të jenë pjesë e komisionit për reformën zgjedhore. Topi kujton, se akoma mbetet në fuqi protokolli PS-PD i nënshkruar më datën 1 korrik që reforma zgjedhore të ketë miratimin e të dyja palëve.

Bamir Topi: “Duke demonstruar edhe një herë, në radhë të parë zoti Nano, del edhe njëherë për të thënë se ne nuk e njohim këtë protokoll, sepse në marrëveshje me krerët e tjerë të partive të mazhorancës demonstruan që ne do të rivendosim këtë situatë, duke aprovuar një ligj të ri, për reformën zgjedhore, çka do të thotë, që nuk do të ketë asnjë lloj respektimi të protokollit të datës 1 korrik 2004.”

Partia Demokratike sipas Topit, do të vazhdojë linjën politike institucionale, për të ndërprerë këtë tentativë të socialistëve që reforma të jetë e njëanshme./tvklan.al