Adidas zbuloi topin për ndeshjet e fundit të këtij Europiani, 2 gjysmëfinalet dhe finalen e 14 Korrikut. Ngjyrat e shumta janë zhdukur, duke u zëvendësuar me ato që përbëjnë flamurin gjerman. Ndërsa pjesa e bardhë e topit të mëparshëm është kthyer në të argjendë, ashtu siç është trofeu që do t’i dorëzohet ekipit kampion.
Ky top nuk reflekton dritën, ndërsa është i pajisur me mikroçip për të treguar jo vetëm nëse ka kaluar vijën fatale, por edhe të dhëna të tjera si shpejtësinë që merr apo distancën që përshkon nga goditja deri kur prek rrjetën.
Materiali i përdorur ka përmirësuar aerodinamikën e topit, duke dhënë më shumë rezultat. Adidas është topi zyrtar i Europianit prej vitit 1968.
Tv Klan