Përbërësit:
200 gr çokollatë e grirë
200 gr verë e bardhë
200 gr miell
170 gr gjalp
100 gr sheqer
100 gr biskota
7 gr maja
4 dardha
4 vezë
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet dhe mbi të vendosim një tas për të shkrirë çokollatën dhe gjalpin. Pasi shkrihet shtojmë bizkotat e thërrmuara. Qërojmë dardhat, i presim në feta dhe i vendosim në tigan, mbi to hedhim verën. Në një tas rrahim vezët me mikser, shtojmë majanë, sheqerin, miellin dhe vazhdojmë i përziejmë derisa të formohet brumi. Pasi formohet brumi shtojmë në të njëjtin tas edhe çokollatën e shkrirë dhe vazhdojmë i përziejmë. Brumin e hedhim në tortier, mbi të vendosim dardhat e shuara me verë dhe shtojmë sërish brumë dhe i mbulojmë. Më pas e fusim në furrë për rreth 40 minuta.
/tvklan.al